LAJMI I FUNDIT:

Shitet për 24 milionë euro, piktura e shekullit të XIII-të

Shitet për 24 milionë euro, piktura e shekullit të XIII-të

Një pikturë e humbur, e punuar nga mjeshtri italian Cimabue gjatë shekullit të XIII-të, është gjetur në dollapin e një gruaje të moshuar në Francë. Piktura “Christ Mocked”, zbuluar në fillim të këtij viti, ishte vlerësuar nga 4-6 milionë euro, por është shitur për 24 milionë.

“Kur një vepër unike e një piktori aq të rrallë sa Cimabue vjen në treg, duhet të jesh gati për surpriza. Kjo është e vetmja pikturë nga Cimabue që ka dalë në treg”, tha Dominique Le Coent, kreu i shtëpisë së ankandeve “Acteon”.

Piktura është e vogël, me përmasa vetëm 20 me 26 centimetra. Identiteti i ofertuesit nuk është zbuluar, por edhe një muze i huaj kishte qenë midis ofertuesve.


Lindur në Firence, Cimabue, i njohur gjithashtu si Cenni di Pepo, ishte një piktor i njohur prej të cilit vetëm rreth 10 vepra kanë mbijetuar. Ai ishte një nga të parët që përdori perspektivën dhe pikturoi në një stil më të natyrshëm e më ndryshe nga traditat mesjetare dhe bizantine. /Scan/

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori