LAJMI I FUNDIT:

Pacolli takon ambasadoren Aliferi, flasin për fuqizimin e raporteve Kosovë-Greqi

Pacolli takon ambasadoren Aliferi, flasin për fuqizimin e raporteve Kosovë-Greqi

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren, Chryssoula Aliferi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.

Sipas njoftimit për media gjatë takimit u konfirmua angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.


Pacolli tha se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës, si dhe fqinj rajonal i saj.

“Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës”, tha ai, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

Në njoftim thuhet se në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori