LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në Qeveri, me LDK-në jemi gjithnjë e më afër

Kurti: Nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në Qeveri, me LDK-në jemi gjithnjë e më afër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk është obligim kushtetues që Lista Serbe të jetë në qeveri, por ministër serb do të ketë.

Kurti ka thënë se koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shantazhet.

“Nuk ka obligim kushtetues që ta kemi në koalicion Listën Serbe, por jemi të vetëdijshëm që duhet ta kemi së paku një ministër nga komuniteti serb dhe obligimin kushtetues do ta përmbushim, veçse koalicioni qeveritar nuk do të jetë kurrsesi i varur nga shnatazhet e cilitdo krah e cilësdo ngjyrë, se lëre më të cilësdo etni”, ka thënë Kurti në televizionin publik.


Kurti gjithashtu ka folur edhe  për bisedimet me LDK-në për koalicionin.

Baraliu: Qeveria e re mund të formohet pa Listën Serbe
Lexo po ashtu Baraliu: Qeveria e re mund të formohet pa Listën Serbe

“Jemi gjithnjë e më afër, larg nuk kemi qenë asnjëherë. Grupet tona punuese janë duke diskutuar për harmonizimin programor dhe projektet e përbashkëta qeveritare që do i kemi, por njëkohësisht edhe për ndarjen e përgjegjësive, funksioneve në qeverisjen tonë të përbashkët. Populli e ka vendosur që opozita e deridjeshme do të jetë qeveria e nesërme dhe njëkohësisht ia ka dhënë një përparësi Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua për këtë qeveri.

Synimi ynë është që qeveria jonë të jetë një koalicion sa më i madh me numra, por natyrisht që hapi i parë dhe më i rëndësishëm është ai i marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe vetëm më pas ne do të vendosim sërish bashkë se çka më tutje, por një pjesë të madhe të punës tashmë e ka kryer populli i Kosovës. Ne nuk do ta kemi qeverinë të varur nga kushdo që përpiqet që të faktorizohet për vete, duke penguar qeverisjen”, ka pohuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori