Ushqimet më të mira për patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate
Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë
Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë të ‘fortë’ dhe afatgjate.
Më poshtë do të gjeni të listuara disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.
1. Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.
2. Ekstrakti i domates, likopeni (pigmenti bimor që u jep domateve ngjyrën e kuqe) është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Likopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjatë.
3. Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efektet e plakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K e cila ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.
4. Farat e kungullit, ndonëse të vogla janë miniera të vërtetë mineralesh e vitaminash. Farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink, minerali që luan një rol të rëndësishëm në mirëfunksionimin e receptorëve të kujtesës dhe proceset e të menduarit.
5. Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.
6. Kurkuma: Shkencëtarët vazhdojnë të habiten nga fuqia e kurkumës në trurin tonë. Kurkuma ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ekuilibrin e sistemit nervor qendror. Konsumi i saj ndihmon në parandalimin e Alzheimer-it.
7. Brokoli: Brokoli është i pasur me antioksidantë të rëndësishëm që parandalojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak