LAJMI I FUNDIT:

Diplomatët në SHBA: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është gabim i madh

Diplomatët në SHBA: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është gabim i madh
Foto: Arkiv

“NATO ka rol të rëndësishëm në sigurimin e të ardhmes evropiane në Ballkanin Perëndimor, ndërsa procesi bllokues për dhënien e datës për nisjen e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është “kthim prapa” dhe “gabim i madh””, kanë thënë diplomatë dhe ekspertë në panelin në Këshillin Atlantik.

Ish-zv.sekretari i përgjithshëm i NATO-s Aleksandar Vershbou, ka thënë se bllokimi për nisjen e negociatave ishte kthim prapa për të dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shpresoj se kjo do të jetë shtyrje e përkohshme, e jo vendosje strategjike e BE-së, në kundërshtim me integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, tha Vershbou.


Ambasadori italian në SHBA Armando Varikio, tha se veto e BE-së për Maqedoninë e Veriut është vendim i gabuar dhe kërkoi angazhim më të madh politik nga ana e vendeve evropiane.

Sipas tij, NATO dhe BE duhet të zhvillojnë strategji të përbashkët në jug të Evropës. Dhe Brukseli të fokusohet në çështjen e sundimit të së drejtës, papunësisë, inflacionit dhe zhvillimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori