LAJMI I FUNDIT:

Drenica fiton me lehtësi ndaj Dukagjinit

Drenica fiton me lehtësi ndaj Dukagjinit
(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Drenica ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderajt kanë shfrytëzuar terrenin vendas për t’iu kthyer fitores pas një humbje dhe tri barazimeve radhazi.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të mysafirëve, por goli i vetëm u shënuan nga vendasit.

Ishte Harmon Gbowea (25′), i cili përfitoi nga një harkim i Genc Hamitit dhe me kokë realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë, por përsëri ishin vetëm drenicasit që gjetën golin me anë të Diar Mustafës (57′), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Harmon (88′) vulosi fitoren 3-0.

Pas kësaj fitore, kuqezinjtë kanë 14 pikë në vendin e shtatë, teksa klinasit kanë shtatë pikë në vendin e 11-të.

Në ndeshjen e radhës, Drenica e pret në shtëpi Feronikelin, ndërsa Dukagjini udhëton te Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori