Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan takimin e tij me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, e vlerësoi se “do të ofrojë një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm”, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi kokë me kokë mes presidentit turk Erdoğan dhe homologut të tij rus Putin, filloi në Rezidencën e Presidencës së Rusisë.
Erdogan, në fjalimin e tij në pjesën e hapur të takimit për media duke falënderuar Putinin shprehu bindjen se ftesa do të ofrojë përfitime gjatë këtyre ditëve kritike në rajon.
“Edhe para këtij procesi kishim takime shumë të dobishme po ashtu në lidhje me këtë temë. Natyrisht, me këtë rast do të kemi mundësinë të trajtojmë edhe marrëdhëniet bilaterale. Me këtë rast do të ofroj një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm. Mendoj se ky takimi ynë do të ofrojë mundësi serioze për operacionin ‘Burimi i Paqes’.”, tha presidenti turk.
Ndërsa presidenti Putin, tha se niveli i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon.
Duke theksuar se situata në Siri është e vështirë, presidenti Putin tha se “Jam i vetëdijshëm që ka shumë dinamika të ndryshme lidhur me situatën në rajon. Besoj që ky takim dhe këto këshillime do të jenë shumë të frytshme”.
“Besoj që niveli i arritur vitet e fundit në marrëdhëniet tona do të ndihmojë në zgjidhjen e të gjitha problemeve aktuale në rajonin tonë. Do të ndihmojë që të gjejmë përgjigjet e pyetjeve të të gjitha problemeve në rajon në përputhje me interesat e Turqisë, Rusisë dhe të gjitha vendeve të tjera që ndodhen në rajon”, tha Putin duke përmendur marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Turqisë.
Erdoğan në takim shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalın dhe kreu i inteligjencës turk (MIT) Hakan Fidan.
Ndryshe, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se ofensiva në veri të Sirisë do të vazhdojë edhe më ashpër kundër forcave kurde të YPG-së, nëse nuk tërhiqen deri në afatin e paraparë të armëpushimit.
“Afati përfundon sonte në ora 22:00. Nëse premtimet e amerikanëve nuk përmbushen, operacioni ushtarak do të vazhdojë me intensitet të shtuar”, ka deklaruar Erdogan derisa po bëhej gati të udhëtonte për në Rusi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?