LAJMI I FUNDIT:

Assadi e quan Erdoganin “hajdut”

Assadi e quan Erdoganin “hajdut”

Gjatë një vizite në Idlib, zonë kjo e rikthyer nën kontrollin e ushtrisë siriane që nga fillimi i luftës civile në  Siri, presidenti i këtij vendi Bashar al Assad e ka quajtur presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, “hajdut” për sulmet e kryera në verilindje të Sirisë, shkruan Reuters.

Assad u shfaq i rrethuar nga komandantë dhe ushtarë të shumtë. Mediat shtetërore kanë cituar Assadin duke iu referuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan si: “hajn i cili po vjedh fabrikat, grurin, naftën dhe tani edhe tokën tonë”, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që Turqia ka filluar këtë muaj operacionin ushtarak “Burimi i Paqes” kundër forcave kurde të YPG-së në verilindje të Siri, me qëllimin e vetëm që të çlirojë territorin që konsiderohet si “zona e sigurisë” përgjatë vijës kufitare me Turqinë dhe të rikthejnë refugjatët që kanë braktisur shtëpitë e tyre nga lufta.

Në anën tjetër presidenti turk i cili sot udhëtoi për në Rusi për t’u takuar me nikoqirin rus Vladimir Putin, ka kërcënuar se sot pas skadimit të armëpushimit të arritur mes tij dhe zyrtarëve amerikanë, ushtria turke do të reagojë më ashpër nëse pas orës 22:00 forcat kurde nuk tërhiqen nga zona e sigurisë përgjatë vijës kufitare me Turqinë, siç edhe ishte premtuar nga SHBA-të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi sulmon me raketa Izraelin për herë të parë pas shumë muajsh

Hamasi sulmon me raketa Izraelin për herë të parë pas shumë muajsh

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

Botë
ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

Evropa
Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Evropa
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Evropa
Kalo në kategori