Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se jo vetëm që nuk shikon me dylbi ushtarake në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë, por dëshiron bisedime dhe marrëveshje.
Presidenti serb, në një prononcim për mediat serbe, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se marrëveshja me Serbinë nuk ishte në prioritetet e tij, dhe se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, “në vend se ta shikojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes dylbive ushtarake”.
“Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, prandaj do të donte ta rregullojë skenën politike në Beograd. Nuk kam asgjë kundër, e di edhe një tjetër që tha se puna ime do të mbarojë deri në Shën Nikollën, vitin e kaluar… Ramush Haradinaj, por duket se puna e tij mbaroi para meje”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vuçiq theksoi se “është dëshirë obsesive e shumë politikanëve shqiptarë të mos e shohin atë në pushtet”, dhe përkujtoi se “Kurti në vitin 2016 tha se rreziku më i madh për pavarësinë e Kosovës është Aleksandar Vuçiqi”.
Në konstatimin e gazetarëve se Kurti ka thënë se nuk do ta heq taksën ndaj mallrave serbe derisa Serbia të lejojë që mallrat e Kosovës të eksportohen lirshëm, Vuçiq tha se nuk e din se çfarë në të vërtetë dëshiron Prishtina.
“E keni marrëveshjen e CEFTA-s dhe keni eksport plotësisht të lirë, nga këndi juaj. Nga këndi ynë, kjo është një tregti me Serbinë qendrore, por krejt njësoj. Unë nuk e di se çfarë mendojnë dhe çfarë duan”, tha Vuçiq.
Ai tregoi se duhet të pritet derisa të formohet qeveria në Prishtinë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendoosje, Albin Kurti, një intervistë për “The Guardian”, tha se Beogradi duhet të përfundojë fushatën diplomatike ndërkombëtare për të bindur vendet që të mos njohin Kosovën”.
“Nëse ata duan të fillojnë dialogun, ata duhet të ndalojnë në mënyrë eksplicite shpifjet për të drejtën tonë për shtetësi… Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, në vend që t’i shikojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes dylbi ushtarake’, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi