LAJMI I FUNDIT:

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Kurti për The Guardian: BE-ja është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por po ikë e frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit

Në një intervistë ekskluzive dhënë mediumit britanik The Guardian, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për çështje të ndryshme siç është vendimi i bllokut për të ndalë bisedimet për zgjerim sa i përket vendeve të Ballkanit.

Kurti ka dënuar vendimin e BE-së për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm sa i përket Ballkanit, duke shtuar se liderët e perëndimit kanë harruar mësimet e dy luftërave botërore, duke u munduar të këndellen nga fashizmi dhe populizmi, transmeton Telegrafi.


Sipas Kurtit një vendim i tillë mund t’i dëmtojë gjasat që Kosova të arrijë marrëveshje me Serbinë, që refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, pasi që Beogradi ka më pak vullnet të veprojë pa premtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Franca ka shkaktuar shqetësim në rajon në samitin e javës së kaluar të BE-së duke bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga nisja e fillimit të bisedimeve për pranim në këtë familje. Presidenti francez Emmanuel Macron ka këmbëngulur se Evropa duhet të përqendrohet në reformat e saj të brendshme.

“Bashkimi Evropian është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por po ikë i frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit”, ka deklaruar Kurti për The Guardian.

“Nuk mund të thoni në fillim se kemi nevojë për reforma të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm – pasi që këto shkojnë dorë për dore. Evropa është një projekt aq shumë i rëndësishëm historik, sa që asnjë person nuk mund të jetë autori i saj, ta drejtojë apo ta udhëheqë. Gjithmonë kemi parë kur (presidenti i Komisionit të BE-së) Jean-Claude Juncker thoshte se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, por gjendja në Ballkan vetëm sa përkeqësohej më shumë”, ka shtuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se {Beogradi gjithashtu duhej të përfundonte fushatën e tij diplomatike ndërkombëtare për të bindur vendet që të mos njohin Kosovën”.

“Nëse ata duan të fillojnë dialogun, ata duhet të ndalojnë në mënyrë eksplicite shpifjet për të drejtën tonë për shtetësi”.

“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e vet, në vend që t’i shikojë Kosovën dhe Shqipërinë përmes dylbive ushtarake. Serbisë i duhet një ndërhyrje”, ka thënë Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori