Koalicioni NISMA-AKR-PD ende nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në bazë të votave të numëruara deri tash ky koalicion në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 39 mijë e 495 vota apo 4.96%.
Pavarësisht kësaj, NISMA po shihet e përshtatshme për të formuar qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ditë më parë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova në një deklaratë të dhënë për media ka thënë se nëse NISMA e kalon pragun atëherë LDK është e gatshme për bashkëpunim me këtë parti.
Këtë deklaratë të LDK-së e kanë mirëpritur nga Nisma Socialdemokrate. Fazli Hoxha anëtar i kryesisë së NISMA-s, tha për Telegrafin se partia e tij së bashku me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojnë pragun zgjedhor.
“Sa i përket pragut zgjedhor NISMA Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojë atë, duke u bazuar në faktet që po dalin se ka pasur manipulim me vota, ku subjekti ynë është dëmtuar në masë të madhe. Tash po shihet se pragu nuk është problem. Sipas informatave që kemi NISMA e ka kaluar pragun por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja, me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Ne si NISMË Socialdemokrate përshëndesim çdo deklaratë që vije nga zyrtarët e LDK-së, të cilët NISMËN e shohin si partnere për qeverinë e ardhshme”, është shprehur Hoxha për Telegrafin.
Hoxha tregoi nëse kanë zhvilluar ndonjë takim deri tani me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Deri më tani nuk kemi pasur bisedime më LDK-në, për formimin e Qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Por sukseset e NISMË-s në Qeverinë e fundit janë arsye e LDK-së që ne të jemi pjesë e qeverisë së re. Sipas mendimit tim, NISMA do të jetë pjesë e Qeverisë së re, por këtë vendim do ta marrin organet e partisë”, theksoi ai.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deri tani kanë zhvilluar dy takime, fillimisht janë takuar kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ku edhe janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet rreth arritjes së një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Pas kësaj, ka ndodhur edhe takimi i dy grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së, ku u bë e ditur se të dyja grupet janë dakorduar lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, kurse koalicioni NISMA-AKR ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Ndërkohë, në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar rinumërimi i 530 vendvotimeve. Rinumërimi i këtyre vendvotimeve po bëhet pas vendimit të KQZ-së, pas rekomandimeve të QNR-së, se në këto vendvotime ka pasur kryesisht probleme teknike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje
Dita e Lirisë së Shtypit, Rama: Duhen veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik
Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe