LAJMI I FUNDIT:

FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë

FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë njoftimin e zyrtare zyrtar për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorrës dhe ndaj Francës.

Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje eliminatore në kuadër të Euro 2020 në muajin nëntor.


Takimi i parë do të jetë më datë 14 ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndërsa më 17 nëntor ndaj Francës në Stadiumin e ri kombëtar në Tiranë.

Turqia rrezikon përjashtimin, ka një skenar që e çon Shqipërinë në Euro 2020
Lexo po ashtu Turqia rrezikon përjashtimin, ka një skenar që e çon Shqipërinë në Euro 2020

FSHF tashmë ka njoftuar se kur dalin biletat në shitje dhe si mund të blihen ato.

Njoftimi i plotë i FSHF-së

Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.

14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)

17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)

Çdo tifoz mund të antarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/

*Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.

*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)

/Telegrafi/