LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet kapiteni i Republikës Çeke, mungon ndaj Kosovës

Lëndohet kapiteni i Republikës Çeke, mungon ndaj Kosovës

Republika Çeke do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 më 14 nëntor.

Përfaqësuesja e jonë do ta ketë një udhëtim të vështirë te çekët, pasi që të dyja palët e duan kualifikimin në Kampionatin Evropian.


Por, Republika Çeke në këtë takim do të jetë pa kapitenin, Marek Suchy që ka pësuar lëndim.

Anëtari i Augsburgut ka pësuar lëndim në shpinë dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mbrojtësi i djathtë natyrisht se do të jetë një mungesë e madhe për çekët që duan të fitojnë ndaj ‘Dardanëve’.

Në rast të fitores së Përfaqësueses tonë ndaj çekëve, do të kishim shanse të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2020, derisa më 17 nëntor do ta presim Anglinë në ‘Fadil Vokrri’ dhe në rast të një barazimi do të kualifikoheshim.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, të ndjekur nga pas prej Republikës Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me nga tri sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori