LAJMI I FUNDIT:

Deklarohet Macron: Ka qenë i mundur konsensusi për Maqedoninë e Veriut, por nuk jam pajtuar

Deklarohet Macron: Ka qenë i mundur konsensusi për Maqedoninë e Veriut, por nuk jam pajtuar

Presidenti francez Emannuel Macron, e ka pranuar se në Samitin e BE-së ka pasur shumicë të qartë për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe për Shqipërinë.

Ai tha se ka qenë kundër ndarjes së vendimit për të dy vendet, duke shtuar se do të kishte lëvizje të dhunshme tek shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Drita e gjelbër për Maqedoninë e Veriut pa Shqipërinë, do të ishte gabim vetëvrasës politik, ndërsa ky ishte konsensusi i vetëm i mundshëm. Do të kishim lëvizje sociale politike, sidomos të dhunshme, jo vetëm tek pakica shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por edhe tek vendet tjera ku ka shqiptarë. Ne e pranojmë se disa përpjekje dhe njëfarë progresi është bërë por akoma shohim disa situata që akoma nuk janë vënë nën kontroll, sidomos sa i takon migrimit në disa vende dhe sundimit të së drejtës.


“Para një zgjerimi efektiv duhet ta reformojë veten. Disa nga ne thonë se ne vetëm do ta hapim derën për fillimin e negociatave që do të zgjasin 10 ose 15 vjet dhe nëse nuk e kapim derën s’do të ketë më shumë shpresë tek ata që bëjnë përpjekje por gjithsesi ky nuk është shpërblimi i duhur. Ne nuk mundemi vetëm të hapim derën që dikush tjetër të anëtarësohet madje edhe për 20 vjet prandaj nuk do t’i dorëzohemi kësaj ambicie”, tha mes tjerash Macron.

Ai i përshëndeti hapat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sidomos për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori