LAJMI I FUNDIT:

Plenkoviq: Shumica e vendeve janë për nisjen e negociatave, por nuk ka marrëveshje

Plenkoviq: Shumica e vendeve janë për nisjen e negociatave, por nuk ka marrëveshje

“Qartë jemi angazhuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Numër i madh i vendeve kanë qenë për këtë, por për fat të keq një numër i vogël i vendeve nuk na kanë mbështetur dhe nuk janë mirtuar përfundimet. Kroacisë i vjen keq për këtë”.

Këtë e theksoi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në Bruksel, para fillimit të vazhdimit të Samitit të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se ky është moment i mirë që Shkupi dhe Tirana t’i nisin negociatat me Bashkimin Evropian.

“Ky qëndrim nuk mbështetet nga të gjitha vendet. Duhet të vazhdojmë të insistojmë në këtë çështje dhe mesazhi që duhet ta dërgojmë tek miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri është të vazhdojnë me reforma, ndërsa ne si shumicë në Këshillin e BE-së do të vazhdojmë t’i mbështesim në rrugën evropian”, tha Plenkoviq.

Ndërsa kryeministri bullgar Boyko Borissov para vazhdimit të samitit të sotëm, tha se asgjë nuk ka përfunduar, por është shtyrë.

“Thjesht, është shtyrë për kohën gjatë kryesimit të Kroacisë. Fakti që nuk jemi marrë vesh për nënshkrimin e përfundimeve, tregon se shumica e vendeve janë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Borissov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori