Thaçi takon ekipin që do ta përfaqësojë Kosovën në garën botërore të robotikës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ekipin që do ta përfaqësojë vendin në garën ndërkombëtare të robotikës “First Global Challenge”, ekip i cili është përgatitur dhe trajnuar në ambientet inovative të UBT-së.
Sipas një njoftimi, me këtë rast, presidenti Thaçi u ka dëshiruar sukses studentëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në mesin e rreth 200 vendeve nga bota, e që sivjet mbahet në Dubai, më datë 24-27 tetor.
“Sot e takova grupin e studenteve inovatore që do ta përfaqësojnë Kosovën në Dubai në garën ndërkombëtare të robotikës në mesin e 170 shteteve. Kosova ka të rinj dhe të reja me talent në të gjitha fushat e shkencës, në sport dhe muzikë. Iu dëshiroj sukses Albanës, Eltës dhe Elitës”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ekipi përfaqësues i Kosovës tash e disa muaj është përgatitur në laboratorët inovativë të mekatronikës në UBT, teksa punën e kanë zhvilluar nën mbikëqyrjen e stafit akademik të UBT-së. Bashkërisht, ata kanë ndërtuar robotin inovativ që do të jetë pjesë e garës në FIRST Global Challenge 2019.
Po sipas njoftimit, sfida e këtij viti përqendrohet në efektet e ndotjes së oqeaneve dhe ndikimin e saj negativ në jetën detare.
Ekipet konkurruese nga kombe të ndryshme do të duhet të pastrojnë ndotësit nga oqeani duke përdorur robotë që kanë përbërës mekanikë, elektrikë dhe softuerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe