LAJMI I FUNDIT:

Princi William dhe Kate Middleton në dramën e ajrit, aeroplani u detyrua të devijonte pas dy tentativave të dështuara pë aterim

Princi William dhe Kate Middleton në dramën e ajrit, aeroplani u detyrua të devijonte pas dy tentativave të dështuara pë aterim

Një aeroplan, udhëtarë të të cilit ishin Princi William dhe Dukesha Kate duhej të ndërpriste aterimin e tij dy herë, pasi fluturoi mes dy stuhive të tmerrshme.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin rrugës për në Islamabad, Pakistan, kur drama e ajrit në aeroplan ndodhi të enjten. Princi William tha që ai dhe gruaja e tij ishin mirë pas kontrolleve të bëra pas zbritjes, shkruan Metro.Co.Uk, transmeton Telegrafi.


Piloti i “RAF Voyager” u përpoq të zbarkojë dy herë në aeroporte të ndryshme pasi vendi u godit nga rrufeja dhe turbullira. Në fund, aeroplani duhej të kthehej në Lahore për shkak të kushteve të tmerrshme të motit.

Ende nuk dihet nëse aeroplani do të përpiqet të ngrihet përsëri.

Princi William dhe Kate Middleton në vizitën e tyre në Pakistan (Foto: Arthur Edwards-Pool/Getty Images/Guliver)

Reporterja e “Daily Mail”, Rebecca English ishte në fluturimin e devijuar, kur ajo njoftoi përmes rrjetit social Twitter për problemet.

Ajo shkroi në Twitter: “Piloti u përpoq të zbarkonte dy herë, në dy aeroporte të ndryshme, mes vetëtimës së tmerrshme dhe turbullirave, por u detyrua të kthehet në Lahore për arsye sigurie”.

Çifti mbretëror përndryshe janë në një turne zyrtar katër-ditor në Pakistan. Të enjten, ata ishin në qytetin Lahore ku ndërmorën një vizitë emocionale në një spital të kancerit të vizituar më parë nga Princesha Diana. /Telegrafi/

Princi William dhe Kate Middleton në vizitën e tyre në Pakistan (Foto: Owen Humphreys – Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori