LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje thellon diferencën ndaj LDK-së

Përfundon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje thellon diferencën ndaj LDK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura me postë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar numrin më të madh të votave, ose mbi dyfishin e votave, krahasuar me të gjitha paritë e tjera, me gjithsej 7,030 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 2,158 vota, vetëm 19 më shumë se Partia Demokratike e Kosovës në vendin e tretë, me 2,139 vota.

Renditja e subjekteve dhe koalicioneve kryesore politike me numrin e votave të fituara nga diaspora është kjo:


Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 7,030 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2,158

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,139, 

Koalicioni NISMA-AKR-PD – 916

Koalicioni AAK-PSD –  555vota

Pjesa tjetër e votave u takon partive të komuniteteve jo shumicë. Kujtojmë se gjithsej numri i votave nga diaspora është 13 mijë e 500.

Ndërsa sipas rezultateve të deritashme preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind.

Ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD vazhdon të mbetet jashtë pragut zgjedhor me 4.99% të votave të fituara. /Telegrafi/