LAJMI I FUNDIT:

Polici e rrëzoi nga kulmi adoleshentin që po e ndiqte, kolegu i tij e qëlloi me shok elektrik para se ai të binte në tokë

Polici e rrëzoi nga kulmi adoleshentin që po e ndiqte, kolegu i tij e qëlloi me shok elektrik para se ai të binte në tokë

Adoleshenti 18-vjeçar ka rënë nga kulmi i shtëpisë së tij në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur është shtyrë nga polici që po e ndiqte dhe donte të fliste me të, lidhur me akuzën se e kishte marrë veturën të dashurës, pa lejen e saj.

Kur policia arriti për të marrë rrëfimin e tij të ngjarjes, ai u ngjit mbi kulm, derisa një oficer u urdhërua ta ‘shtyjë poshtë’, transmeton Telegrafi.


Departamenti policor, në të cilin shërbejnë policët që ndërmorën këtë aksion, ka thënë se ata do të disiplinohen, derisa kjo ngjarje nuk është dashur të ndodhte.

Sipas pamjeve që ka marrë kamera, e vendosur në uniformën e njërit polic, adoleshenti shihet në cep të kulmit, që është i lartë afro tre metra, derisa shtyhet pa asnjë paralajmërim.

“Më mirë kërce, sepse do të qëllojmë me shok elektrik. Do të arrestohesh” dëgjohen duke thënë policët, para se kolegu tyre ta shtynte. Derisa ende nuk kishte rënë në tokë, atë e qëlluan me shok elektrik, njëri prej dy policëve që ndodheshin poshtë.

Megjithëse nuk pësoi asnjë lëndim, departamenti policor ka thënë se ai ka mundur të lëndohej dhe ka hapur hetime për dy policët dhe rreshterin që ndodhej me ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori