LAJMI I FUNDIT:

Mendes: Ronaldo do ta kalojë Pelen si golashënuesi më i mirë në histori

Mendes: Ronaldo do ta kalojë Pelen si golashënuesi më i mirë në histori

Jorge Mendes pretendon se ende nuk ka ardhur më e mira nga Cristiano Ronaldo, ndërsa shton se sulmuesi i Juventusit do ta kalojë legjendën Pele si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Ronaldo shënoi golin e 700-të në karrierë gjatë humbjes së Portugalisë 2-1 ndaj Ukrainës të hënën dhe agjenti i tij përsëriti besimin e tij se numri 7 është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.


“Numrat e tij nuk gënjejnë dhe ndriçojnë mënyrën dërrmuese të rekordeve të Cristiano Ronaldos, që e lartësojnë atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit, me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin [më të mirë] për të gjitha që arriti me klubet e ndryshme që përfaqësoi, qoftë në Angli, Spanjë apo tani në Itali dhe gjithashtu me ekipin kombëtar Portugez”, ka thënë fillimisht Mendes për Tuttusport.

Ronaldo shënoi golin e 700 në karrierë në ndeshjen Ukrainë – Portugali
Lexo po ashtu Ronaldo shënoi golin e 700 në karrierë në ndeshjen Ukrainë – Portugali

“Fakti është se me Cristiano Ronaldon, Portugalia tashmë ka luajtur në tre finale, duke fituar dy prej tyre”.

“Cristiano ka arritur majën e rëndësishme të 700 golave, por nuk kam dyshim se ai do ta tejkalojë Pelen si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, dhe ai do ta bëjë atë me Juventusin”.

“Në fund të fundit, 68 gola nuk janë shumë për këtë të jashtëzakonshmin Cristiano Ronaldo. Gjithashtu jam i bindur që më e mira e tij nuk ka ardhur akoma”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori