LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert nderohet me dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’

Ish-presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert nderohet  me dekoratën ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’

Norbert Lammert, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit gjerman “Konrad Adenauer” (KAS) dhe ish-president i Bundestagut është nderuar në Tiranë me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” të dhënë nga presidenti Ilir Meta, me motivacionin “Për kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe mbështetjen e qëndrueshme të proceseve demokratike dhe rrugëtimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë”.

Lammert është i ftuar nderi në festimet për 10 vjetorin e aktivitetit në Shqipëri të KAS, i cili vazhdon të ketë në fokus edukimin politik të qytetarëve, dhënien e njohurive mbi demokracinë dhe proceset demokratike.


Presidenti Meta e cilësoi fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”, një “institucion shumë të rëndësishëm të Gjermanisë, që i ka shërbyer me përkushtim forcimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve”. Ai tha se, “gjatë 12 viteve, 2005-2017, të drejtimit të Bundestagut gjerman nga Norber Lammert, Shqipëria hyri në NATO, nënshkroi dhe ratifikimin e Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit me BE-në, realizoi lëvizjen pa viza drejt vendeve anëtare të BE dhe mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim”.

“Gjermania është një mik dhe partner strategjik, tashmë i pazëvendësueshëm i Shqipërisë. Mbështetja e saj është jo vetëm e qëndrueshme dhe e shtrirë në të gjitha fushat, por edhe jetike për të ardhmen e vendit, ashtu sikurse është jetike për vetë anëtarësimin e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, theksoi Presidenti Meta.

Ai vlerësoi qëndrimin parimor dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për të siguruar mbështetjen e plotë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendimit pozitiv për hapjen e negociatave të hyrjes në BE.

Lidhur me vendimin e Këshillit Evropian, Lammert tha në Tiranë se, “Shqipëria meriton perspektivën evropiane. Rrugëtimi i saj drejt hyrjes në BE do të realizohet atëherë kur të përmbushë kushtet. Ajo çka parlamenti gjerman ka vendosur para disa ditësh tregon angazhimin e tij. Jemi të gatshëm të shoqërojmë në mënyrë konstruktive procesin e integrimit të Shqipërisë, por me pritshmëri të qarta”.

Kryetari i PD-së dhe opozitës jashtë parlamentit, Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë për 10 vjetorin e KAS e quajti rezolutën me 9 ҫështje të Bundestagut

“Rrugën drejt hapjes së negociatave, udhërrëfyes për daljen nga kjo kriza politike edhe institucionale. Hapja e negociatave garanton një vëmendje të shtuar të BE në Shqipëri, një kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve dhe zgjedhjeve të lira. U bëjmë thirrje miqve gjermanë që vetëm hapja e negociatave garanton kontroll më të fortë të funksionimit të institucioneve, ndarjes së pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe barazisë para ligjit, si garanci për qytetaret e këtij vendi se liritë dhe të drejtat e tyre do të respektohen. Në këto kohë, thënia e Konrad Adenauer se, ‘demokracia nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë’, është më aktuale se kurrë më pare në Shqipëri”, tha Basha.

Në Shqipëri, krahas KAS zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe dy fondacione të tjera gjermane, si Fridrich Ebert dhe Hans Seidel. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori