LAJMI I FUNDIT:

Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Finlanda ofron ndarjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Pas raundit të parë të bisedimeve midis shteteve anëtare të BE-së për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, presidenca finlandeze vendosi zyrtarisht ndarjen e procesit të bisedimeve për të dyja vendet, informon AIM nga burimet diplomatike në Luksemburg.

Informacioni është konfirmuar për AIM-në nga tre shtete anëtare të BE-së, por burime diplomatike franceze pohojnë se Franca nuk ka “pothuajse asnjë shans” të pranojë propozimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas raundit të parë të bisedimeve, të cilat filluan rreth orës njëmbëdhjetë, secila prej vendeve anëtare të BE-së prezantoi pikëpamjet e tyre, pa asnjë ndryshim në krahasim me ditët e mëparshme.

Franca është kundër fillimit të negociatave me çdo vend, ndërsa disa shtete anëtare kanë një “problem më të madh me Shqipërinë” sesa me Maqedoninë e Veriut.

Për të kapërcyer këtë ngërç, presidenca finlandeze përpara fillimit të pushimit të drekës ofroi ndarjen e dy vendeve. Delegacionet tani kanë rreth një orë për të menduar dhe përgatitur pozicionet e tyre, pas së cilës do të fillojë raundi i dytë i bisedimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake

Kurti viziton në Turqi fabrikën e armëve Baykar, i prezantohet nga afër prototipi i fluturakes luftarake "Kizilelma"

Siguri
Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Nënë e bijë vdesin në një aksident në rrugën Dragash-Zhur

Kronika e Zezë
U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia - aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

U paraqiten si mjeke në Prishtinë duke ofruar shërbime për qytetarët dhe morën pagesën nga Serbia - aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

Drejtësi
Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Vetdorëzohen në Polici edhe dy anëtarë të familjes Likaj që dyshohen për plagosjen në Prizren

Kronika e Zezë
Rohde thotë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE - përmend Asociacionin

Rohde thotë se Gjermania është e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në KiE - përmend Asociacionin

Lajme
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
Kalo në kategori