LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Na jepni mundësinë të dëshmojmë se jemi të përgatitur

Pendarovski: Na jepni mundësinë të dëshmojmë se jemi të përgatitur

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Die Presse”, ka folur rreth vendimit të BE-së për nisjen e negociatave.

Ai thotë se për një vit e gjysmë shteti ka bërë atë që është kërkuar nga BE-ja, ndërsa tani kërkon që jepet mundësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat më herët nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit themelohet në rezultate, atëherë nuk presim më pak nga kjo, le të matet nga ajo që kemi arritur. Mesazhi im është: na jepni mundësinë dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur”, tha Pendarovski.

I pyetur për bllokimin e mundshëm të Parisit për negociatat me BE-në, Pendarovski tha se shteti ka bërë shumë në luftën kundër korrupsionit, atë që e kërkon Franca.

“Ne themeluam Prokurorinë Speciale Publike që ngriti akt padi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndërkohë u arratis në Hungari, si dhe për persona të tjerë të rëndësishëm. Ne luftën kundër korrupsionit e bëmë prioritetin tonë. Argumentin kyç për Francën ishte se ata para zgjerimit dëshirojnë thellim e Unionit. Por, paralelisht mund të vijojnë të dy proceset. Ne nuk do të bëhemi menjëherë anëtare e plotë e BE-së”, shtoi Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori