LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Malit të Zi, Hadzibegic: Kosova e meritoi fitoren

Trajneri i Malit të Zi, Hadzibegic: Kosova e meritoi fitoren

Mali i Zi ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për kualifikim në Euro 2020.

Kosova ishte më e mirë se Mali i Zi gjatë gjithë ndeshjet, por rastet e shumta të lëshuar në pjesën e dytë, bënë që epërsia e Kosovës të mos jetë më shumë se dy gola.


Pas ndeshjes trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic tha se Kosova e meritoi plotësisht fitoren e sotme pas një ndeshje fantastike të zhvilluar nga ta.

“Fillimisht dua të përgëzoj Kosovën për një fitore të merituar, janë një skuadër e mirë dhe i dëshiroj suksese në garat e mëtutjeshme. Ata i shfrytëzuan shumë mirë dobësitë fizike dhe psiqike tona. Ata kanë zhvilluar një ndeshje fantastike. Fatkeqësisht pa marrë parasysh situatën, duhet të theksoj se u vërejt një motivim më i mirë i bashkëlojtarëve”, ka thënë Haxhibegiq.

Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë
Lexo po ashtu Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë

“Kemi luajtur më serioz. Vlen të theksohet se jemi në një situatë të kundërt krahasuar me Kosovën, kur ia do, ia do si me shansa, si me gjëra tjera, ndërsa tek ne ndodhë e kundërta. Edhe sa i përket motivimin psiqik nuk jemi në nivelin e duhur, por besoj që do t’ia dalim dhe do të përmirësohemi. Edhe në këtë rast pjesa e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, tha “, ka shtuar trajneri Malit të Zi.

Me këtë humbje Mali i Zi mbetet në pozitën e katërt me vetëm 3 pikë të grumbulluara, raporton KosovaPress.

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori