LAJMI I FUNDIT:

Goditja e parë nga SHBA: Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv në përgjigje të operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë

Goditja e parë nga SHBA: Trump paralajmëron një urdhër ekzekutiv në përgjigje të operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se së shpejti do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksione ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish të Turqisë dhe “çdo personi që kontribuon në veprimet destabilizuese të Turqisë në verilindje të Sirisë”.
Sipas AlJazeera, përcjell Telegrafi, Trump tha se tarifat e çelikut për Turqinë do të rriten në 50 për qind.

Ai ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara menjëherë do të ndalojnë bisedimet me Turqinë mbi një marrëveshje tregtare 100 miliardë dollarë.

“Ofensiva ushtarake e Turqisë po rrezikon civilët dhe po kërcënon paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Trump në një deklaratë.


Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”
Lexo po ashtu Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”

“Unë kam qenë plotësisht i qartë me [Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan]: Veprimet e Turqisë po përshpejtojnë një krizë humanitare dhe po krijojnë kushte për krime të mundshme të luftës”, shtoi ai. “Turqia duhet të sigurojë sigurinë e civilëve, përfshirë pakicat fetare dhe etnike,…”.

Njoftimi i Trump erdhi ndërsa politikanët amerikanë rritën presionin e tyre mbi administratën për të ndërmarrë veprime mbi operacionin ushtarak të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, tani në ditën e gjashtë të saj.

Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?
Lexo po ashtu Trump vendos të tërheq ushtrinë nga Siria, frikë se një ofensivë nga Ankaraja do të sillte një masakër si ajo e Srebrenicës - kush janë kurdët dhe çfarë po kërkojnë ata?

Megjithatë Erdogan thotë se ofensiva synon të largojë forcat e drejtuara nga kurdët nga zona kufitare dhe të krijojë një “zonë të sigurt”, në të cilën mund të kthehen miliona refugjatë sirianë.

Veprimet e Turqisë erdhën pasi Trump njoftoi se SHBA po tërhiqte trupat e saj nga zona, duke lënë Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleatin e saj kryesor në betejën kundër grupit të armatosur të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL ose ISIS), pa mbështetje ushtarake amerikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropa
Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Dy të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Gjermani

Evropa
Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Dronët ukrainas shënjestrojnë tanket dhe autoblindat ruse

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kalo në kategori