Sipas hulumtimeve të publikuara në revistën “NeuroRegulation”, përdorimi i tepërt i telefonave të mençur nuk është më ndryshe sesa çdo lloj tjetër i abuzimit me substanca.
Përdorimi i telefonave të mençur lidhet me ankthin, vetminë dhe depresionin, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve, një prej arsyeve prapa rritjes së shkallës së depresionit në botën moderne është për shkak të përdorimit të tepërt të telefonave të mençur.
Kjo është një prej arsyeve se përse Franca e ka kuptuar rëndësinë e ndalimit të telefonave në shkolla dhe pjesa tjetër e botës ka filluar shpejt ta ndjekë këtë trend.
Telefonat e mençur kanë informacione interaktive, qasje në internet dhe ju nxisin që tërë kohën të qëndroni në rrjete sociale e kjo shkakton stres. Pastaj shpie në ankth dhe eventualisht në depresion.
Hulumtimi po ashtu thotë se Facebook-u ndikon në shëndetin tuaj duke shkaktuar depresion.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë. Çështja e pëlqimit (opsionit ‘Like’) ju vë në stres.
Posa të postoni diçka – foto apo video – ju vazhdimisht i kontrolloni pëlqimet dhe kur njerëzit nga të cilët prisni reagim nuk e pëlqejnë apo komentojnë postimin tuaj, kjo ju shkakton stres. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore