LAJMI I FUNDIT:

Sanchez thuhet se ka pësuar një lëndim të rëndë

Sanchez thuhet se ka pësuar një lëndim të rëndë

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim potencialisht të rëndë të ligamentit të këmbës ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me kombëtaren e Kilit.

Sanchez, i cili është i huazuar te Interi nga Manchester Unitedi u largua nga ndeshja duke çaluar pas një goditjeje në këmbën e majtë gjatë barazimit të mbrëmshëm 0-0 me Kolumbinë.

Një deklaratë e Federatës Kilian konfirmon sot se testet mjekësore treguan një “dislokim i tendinit” në nyjën e këmbës së tij.


Alexis: Kalimi te Interi është si të biesh përsëri në dashuri
Lexo po ashtu Alexis: Kalimi te Interi është si të biesh përsëri në dashuri

Do të duhen më shumë teste dhe ai është dërguar përsëri në Milano për trajtim me stafin mjekësor të Interit.

Formulimi i deklaratës sugjeron se është e mundur që operacioni të jetë i nevojshëm, në varësi të rezultateve të MRI (rezonancës magnetike).

30-vjeçari deri më tani ka bërë katër paraqitje me fanellën e Interit, duke shënuar një gol, ndërsa raportet e para thonë se mund të mungoj rreth dy muaj. /Telegrafi/