LAJMI I FUNDIT:

Mbappe: Do të vdisja për Deschampsin

Mbappe: Do të vdisja për Deschampsin

Kylian Mbappe ka thënë se besimi i treguar në të nga Didier Deschamps ishte vlerë sa paratë e gjithë botës, pasi ai foli për forcën e lidhjes së tij me trajnerin e Francës.

Franca mundi Islandën 1-0 pa Mbappen të premten, me sulmuesin e Paris Saint-Germain që humbi kualifikimin në Euro 2020 për shkak të një problemi muskulor dhe ai nuk do të jetë në gjendje të përballet me Turqinë në Paris të hënën.


Mbappe nuk ka luajtur për Francën që kur shënoi në fitoren 4-0 kundër Andorrës në qershor, por ai është angazhuar plotësisht ndaj Deschamps pasi trajneri e zgjodhi atë gjatë një momenti të ndërlikuar në karrierën e tij.

Zyrtare: Formacioni më i mirë apo ‘FIFPro World XI’ - Messi e Ronaldo në sulm, Van Dijk e De Jong pjesë e më të mirëve
Lexo po ashtu Zyrtare: Formacioni më i mirë apo ‘FIFPro World XI’ - Messi e Ronaldo në sulm, Van Dijk e De Jong pjesë e më të mirëve

Deschamps e ftoi Mbappen në skuadrën e Francës në kohën kur ai ishte lënë mënjanë te Monaco me transferimin e huazimit të tij në PSG në pritje dhe sulmuesi nuk ia ka harruar atë.

“Mendoj në veçanti që ai më përzgjodhi ndërsa unë nuk po luaja më – për një lojtar, ju nuk e dini se sa do të thotë”, ka thënë fillimisht Mbappe për TF1.

“Është një sinjal, një sinjal shumë i fortë. Është një shenjë besimi që ia vlen sa të gjitha paratë në botë”.

“Unë e di se trajneri ka besim dhe beson në mua. Ai një herë e bëri atë, unë ndjeva se mund të vdisja për të në fushë që nga atëherë. Nëse ai më thotë të mbrojë, unë do ta bëjë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori