LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu i PSD-së ka dyshime për koalicionin LDK – Vetëvendosje

Sejdiu i PSD-së ka dyshime për koalicionin LDK – Vetëvendosje

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejtë.

Ai përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se, LDK para zgjedhjeve janë shprehur të sigurt për bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen, ndërsa sot sipas tij, copëzat e dyshimit po shpërfaqen, transmeton Telegrafi.

Sejdiu ka shkruar se është e rëndësisë jetike të formohet qeveria sa ma shpejtë, të fillohet me punën e madhe të reformave shtetërore, dhe të tejkalohen inatet apo dyshimet.


“Populli ju dha besimin! Nëse CDU dhe SPD në Gjermani gjejnë rrugën e përbashkët, nuk duhet të jetë më vështirë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në zgjedhjet parlamentare, PSD ka garuar me një listë të përbashkët me AAK-në, si koalicion ata kanë marrë 11.57 për qind.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia fituese është Vetëvendosje me 25.49 për qind e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori