Verë të bardhë e të kuqe me siguri keni konsumuar – por a keni dëgjuar për verën e portokalltë?
Vera e portokalltë faktikisht është shumë në trend në vendet britanike.
Megjithëse mund të jenë të shtrenjta, ato padyshim ia vlen t’i provoni nëse nuk e keni bërë këtë më parë; në shumë mënyra, vera e portokalltë i kombinon karakteristikat më të mira të verës së kuqe e të bardhë, transmeton Telegrafi.
Vera e portokalltë s’ka të bëjë asgjë me portokaj
Nëse kur flitet për verën e portokalltë e keni mendjen te pema e portokallit, atëherë e keni gabim.
Portokajtë nuk përdoren fare për prodhimin e kësaj vere, e as shija e saj nuk ngjason me të portokallit.
Emrin e ka marrë thjesht nga fakti se ngjyrën e ka të portokalltë, andaj edhe ka kuptim.
Kjo verë ekziston me mijëra vjet
Vera e portokalltë për herë të parë është bërë para 6,000 viteve në Evropën Lindore, prandaj nuk është edhe aq trend i ri.
Megjithatë, kjo verë ka filluar ta rritë popullaritetin viteve të fundit.
Si bëhet vera e portokalltë
Kur e bën verën e bardhë, fillimisht duhet ta largoni lëvoren e rrushit para fermentimit; me verën e kuqe, ju e lini lëvoren.
Vera e portokalltë e përzien ky proces duke përdorë rrush të bardhë, por bashkë me lëvore.
Kështu edhe e merr ngjyrën e portokalltë.
Nuk duhet të shërbehet shumë e ftohtë apo shumë e nxehtë
Më së miri është të shërbehet mes temperaturës së freskët dhe temperaturës së dhomës. Ekspertët e verës rekomandojnë që vera të jetë rreth 12 gradë celsius e nxehtë.
Duhet ta kombinoni me ushqim të djegës
Për shkak se vera e portokalltë ka aromë të fortë, më së miri është të shërbehet me ushqime të nxehta, siç janë ato indiane, morokane apo etiopiane. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës