LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave nga KQZ, pritet procesimi edhe i 4% të vendvotimeve

Përfundon numërimi i votave nga KQZ, pritet procesimi edhe i 4% të vendvotimeve

Dje qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, votuan për qeverisjen e ardhshme të vendit dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në orën 19:00 u mbyllën edhe qendrat e vendvotimit në tërë territorin e Kosovës të cilat ishin hapur që nga ora 7:00.

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ka përfunduar numërimi votave të rregullta.


Ai ka thënë se procesimi i të dhënave të 4% të vendvotimeve ende nuk është bërë.

KQZ numëron më shumë se 94 për qind të votave, Vetëvendosje mbetet e para, NISMA-AKR nën prag zgjedhor
Lexo po ashtu KQZ numëron më shumë se 94 për qind të votave, Vetëvendosje mbetet e para, NISMA-AKR nën prag zgjedhor

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve. Këto janë rezultate preliminare, por do të bëjmë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqim të dhënat nga të gjitha vendvotimet”, ka thënë Elezi.

Deri më tash në web faqen e KQZ-së figurojnë të numëruar 95,88 % e tyre, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa janë gjithsejtë.

Rezultati tregon se deri më tani Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me 25,79% apo 197 mijë e 966 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila radhitet e dyta me 25,05% apo 192 mijë e 300 vota.

Partia Demokratike e Kosovës sipas rezultatit të deritanishëm të KQZ-së, mbetet e treta me 21,15% apo 162 mijë e 342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Kujtojmë që mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshon ‘Skënderbeu’ Prishtinë. Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do t`i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë. “Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani falënderoi qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta. Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

Ndërkohë po mbrëmë, Kadri Veseli e ka pranuar se Partia e tij do të mbetet në Opozitë, për herë të parë pas 12 vitesh në qeverisje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Kalo në kategori