LAJMI I FUNDIT:

Borrell të hënën në PE flet edhe për Kosovën

Borrell të hënën në PE flet edhe për Kosovën

Shefi i ri i diplomacisë evropiane Josef Borrell do t’i përgjigjet një seri pyetjesh nga eurodeputetët të hënën përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili do të diskutojë mbi gatishmërinë e tij për të marrë një nga funksionet më të rëndësishme të BE-së.

Sipas mediave serbe, deputetët do të kërkojnë nga Borrell të deklarohet edhe lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë seancës dëgjimore, e cila do të zgjatë tri orë, ish-ministri i Jashtëm spanjoll do të pyetet për planet në lidhje me vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.


Nëse merr “dritën e gjelbër” të Parlamentit Evropian, Borrell, ndër të tjera, do të marrë rolin e një ndërmjetësi të madh të BE-së në dialogun Beograd-Prishtinë.

Spekulohet se Borrell tashmë mund të tregojë gjatë paraqitjes së tij para Komitetit të Punëve të Jashtme nëse ai do të sjellë ndonjë risi në mënyrën ndërmjetëse të dialogut të kryer nga Federica Mogherini në pesë vjetët e fundit, njofton kp.

Në Bruksel thuhet se Borrell gjithashtu mund të emërojë një përfaqësues special të BE-së vetëm për këtë çështje.

Aktualisht nuk dihet kur kjo mund të ndodhë, apo nëse Borrell do të shpallë një veprim të tillë gjatë seancës dëgjimore në Parlament ditën e hënë.

Me zgjedhjen e Josep Borrell si ministër i Jashtëm i BE-së, procesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të merrte për herë të parë një ndërmjetës të ardhur nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithëse është me origjinë nga Katalonia, Josep Borel njihet si kundërshtari më i zëshëm i ndarjes së këtij rajoni nga Spanja.

Përndryshe, ai duhet të marrë përsipër nga 1 nëntori detyrën e shefit të diplomacisë evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori