LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj i indinjuar me pritjen në Llap, Haxhimusa: Na sulmuan tre lojtarë, njërin e gjakosën

Ferizaj i indinjuar me pritjen në Llap, Haxhimusa: Na sulmuan tre lojtarë, njërin e gjakosën

Kryesia e klubit të Ferizajt ka reaguar me indinjatë pas një sulmi që i është bërë nga njerëzit e klubit të Llapit gjatë ndeshjes së zhvilluar sot (e shtunë) në Podujevë.

Ferizaj bëri befasinë e madhe duke arritur të mposht Llapin me rezultat 4-2 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti”.


Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull, pasi futbollistët e Ferizajt u sulmuan pas pjesës së parë në objektet brenda stadiumit.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori sportiv i Ferizajt, Nadir Haxhimusa ka treguar ngjarjen e hidhur që ndodhi në Podujevë.

Ferizaj befason Llapin në 'Zahir Pajaziti', fiton me rezultat bindës
Lexo po ashtu Ferizaj befason Llapin në 'Zahir Pajaziti', fiton me rezultat bindës

Haxhimusa ka thënë se klubit i Ferizajt ndihet i indinjuar me pritjen e vendasve, të cilët ia sulmuan futbollistët, ku njëri përfundoi i gjakosur.

Nadir Haxhimusa në të djathtë

“Kryesia e klubit të Ferizajt është e indinjuar me pritjen që i është bërë në Llap”,  ka thënë fillimisht Haxhimusa për Telegrafin.

“Na kanë sulmuar tre lojtarë tonë, ndërsa njëri është i gjakosur”.

“Ne nuk kemi pasur me dalë në fushë në pjesën e dytë, por pas një bisede mes kryesisë dhe shtabit vendosëm të kthehemi dhe ta vazhdojmë lojën”.

“Këso pritje nuk duhet të ndodhin dhe këtë nuk e kemi pritur nga Llapi”.

“Ferizaj deri më tani i ka humbur katër ndeshje në shtëpi dhe në të katër ndeshjet ne i ia kemi uruar fitoren kundërshtarit”, përfundoi drejtori sportiv i Ferizajt. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori