LAJMI I FUNDIT:

Rodgers rikujton rrëshqitjen e famshme të Gerrard në ndeshjen ndaj Chelseat

Rodgers rikujton rrëshqitjen e famshme të Gerrard në ndeshjen ndaj Chelseat
(Foto: Getty Images/Guliver/SkySports)

Brendan Rodgers kthehet në Anfield për herë të parë që nga shkarkimi në vitin 2015 – që erdhi më pak se 18 muaj pasi e udhëhoqi skuadrën shumë pranë triumfit në Ligën Premier.

Njeriu që e zëvendësoi, Jurgen Klopp, i ka transformuar Redsat duke i shndërruar në kampionë Evrope, si dhe në konkurrentë shumë serioz për titullin e Anglisë.


Të gjitha lajmet nga Liverpool
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liverpool
(Foto: Screenshot/SkySports/The Sun)

Rodgers, i cili tash drejton Leicester Cityn, nuk ka mundur të shmangë pyetjet e gazetarëve për rrëshqitjen e famshme të Steven Gerrard në ndeshjen ndaj Chelseat.

Ish-mesfushori anglez pranoi pasim nga Mamadou Sakho dhe rrëshqiti duke e falur topin te Demba Ba, i cili vrapo drejt portës dhe e shënoi golin e parë të Bluve, të cilët e fituan atë ndeshje me rezultat 2-0 dhe Liverpooli dështoi ta fitonte titullin (të cilin nuk e ka fituar që nga viti 1990).

“Nuk e ngarkoj veten me atë. Ishte ndryshe për Stevien si kapiten dhe vërtet e dëshironte atë titull. Sipas meje, mendoj se bëmë gjithçka që mund të bënim, por nuk ia dolëm”.

“Nëse gjatë 38 ndeshjeve nuk e fiton ligën, atëherë nuk e meriton ta fitosh. Por, a mendoj për ndeshjen ndaj Chelseat? Po, nganjëherë më kujtohet dhe mendoj sa mirë luajtëm për 70 minuta”.

“Ishim të pafat që pranuam gol para pushimit të pjesës së parë. Po të kishim pasur pakëz më shumë përvojë, nuk do të ishim aq të furishëm në 20 minutat e fundit. Mirëpo, unë më shpesh e analizoj gjithë sezonit, ne thjesht dështuam”, ka deklaruar Rogers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori