LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirëpret të dërguarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi

Kosova mirëpret të dërguarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e mirëpriti vendimin e presidentit amerikan, duke thënë se do të bashkëpunojë me Grenellin për të siguruar arritjen përfundimtare të paqes në Ballkan.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mirëpriti emërimin e ambasadorit Grenell si i dërguar i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se do të punojnë “bashkë për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se ndër tjera, emërimi i Grenellit ka si qëllim të tregojë se Shtetet e Bashkuara duan që procesi i dialogut të përfundojë me njohje reciproke. Andaj, sipas tij, presidenti amerikan do ta mbështesë këtë qëllim.

Ndërkohë, në Beograd, ministrja për Integrime Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq tha se Grenell është një “njeri serioz”.

“Do të shohim se çfarë mund t’i sjellë si ndihmesë këtij procesi”, tha ajo, duke shtuar se edhe pas këtij emërimi, nuk ndryshon formati i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasi që ai mbetet nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

“Kjo tregon interesin e shtuar të SHBA-së”, tha Joksimoviq për televizionin publik të Serbisë.

Ky vendim, megjithatë, shihet si befasues, pasi administrata amerikane, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili mendohej se, mes tjerash, do të merrej edhe me dialogun.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj mase, Qeveria e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim, duke thënë se Serbia fillimisht duhet ta njohë Kosovën.

Autoritetet në Serbi, në anën tjetër, janë pozicionuar për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të përparojnë drejt integrimit evropian. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori