LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Ligji për rritjen e pagave në administratën publike para deputetëve

Maqedoni, Ligji për rritjen e pagave në administratën publike para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar duhet ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili duhet të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike.

Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pagë e rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike”, njoftojnë nga Qeveria.


Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.

Kjo, siç qëndron në deklaratë, është rritja e tretë e pagave në shëndetësi dhe e dyta në armatë dhe arsim, si dhe tek kopshtet për fëmijë.

Propozim ligji, që është pika e vetme në rend dite të seancës së 115 kuvendore, është parashtruar prej deputetëve Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Meral Uzeiri Ferati, Nexhbedin Karemani, Miroslav Jovanoviq, Jusuf Hasani dhe Jagoda Shahpaska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori