LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake kapet për këmbë nga Vitalii Sediuk në shfaqjen e modës ‘Louis Vuitton’

Justin Timberlake kapet për këmbë nga Vitalii Sediuk në shfaqjen e modës ‘Louis Vuitton’

Këngëtari Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij, Jessica Biel, mbrëmë ishin të pranishëm në sfilatën e pranverë-verë 2019, e organizuar nga “Louis Vuitton”.

Edhe pse dukej se gjithçka do të shkonte mirë, çifti teksa po parakalonin në tapetin e kuq u përballën me një incident jo fort të këndshëm.


Dyshja, të cilët po ecnin përkrah njëri-tjetrit, u ndalën nga gazetari Vitalii Sediuk, i cili ishte kapur pas këmbës së Timberlake.

Justin Timberlake dhe Jessica Biel (Foto: Jacopo Raule/Getty Images)

Nga imazhet e shkrepura nga tabloidet e huaja, shihet se si Sediuk mbuloi fytyrën pas këmbës së kapur të artistit të lartpërmendur.

Të gjitha lajmet nga Justin Timberlake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Timberlake

Ndërkohë, Timberlake dhe Biel dukeshin mjaft të shqetësuar nga ky veprim i papritur i gazetarit ukrainas. Ky incident nuk zgjati edhe aq shumë, pasi rojet e sigurisë që rrethonin Justin dhe partneren e tij nxituan ta largonin menjëherë.

Vitalii Sediuk bën një veprim të papritur ndaj Timberlake (Foto: Marc Piasecki/WireImage)

Sipas burimeve të revistës People këngëtari nuk u sulmua, pasi Vitalii vetëm u kap pas këmbës së tij, edhe pse nuk dihet se përse bëri një veprim të tillë.

Përveç Timberlake, Vitalii më parë ka tentuar të përqafojë Brad Pitt, Will Smith, Jennifer Lopez e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Vitalii Sediuk bën një veprim të papritur ndaj Timberlake (Foto: Marc Piasecki/WireImage)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori