Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), sot ka publikuar një hulumtim me temën “Politizimi vazhdon”, i cili tregon lidhjen e profesorëve dhe asistentëve universitar me partitë politike, duke kërkuar që këta kandidatë për deputetë, të deklarohen se do të tërhiqen nga pozita që mbajnë në universitete publike nëse zgjidhen si zyrtarë shtetërorë.
Gramos Buçinca nga ORCA ka thënë se hulumtimi është kryer duke u bazuar në të gjitha listat e partive politike në garë, të cilat kanë prezantuar kandidatët e tyre për deputetë.
“PDK ka 11 kandidatë, LDK ka 11 kandidatë, AAK-PSD 8 kandidatë, VV 5 kandidatë që punojnë si profesorë apo asistentë në universitete publike. Ky numër i madh kandidatësh prej 35 vetash që punojnë si profesorë dhe asistentë në universitete publike është shqetësues për neve për tri arsye”, ka thënë ai.
Buçina ka sqaruar se puna si profesor apo asistent në universitet, kërkon përkushtim të madh. Andaj sipas tij, puna me orar të plotë prej 8 orësh, ia pamundëson këtyre kandidatëve që t’i kryejnë të dy punët mirë.
“Është në rastin më të mirë joetike, e në rastin më të keq abuzive, që në një vend ku papunësia tek të rinjtë është 54%, që i bie që çdo i dyti nga radhët tona është i papunë, një funksionar shteti t’i marrë 2 e më shumë paga nga buxheti i shtetit. Na lejoni t’ju rikujtojmë se paga e deputetit që është një nga pagat më të larta në vend, që merret nga buxheti i shtetit. Po ashtu ajo e profesorit në universitet, që merret nga buxheti i shtetit, si dhe ajo e zyrtarëve të partive që merret nga buxheti i shtetit, pasi partitë financohen nga shteti”, theksoi Buçinca.
Ndërkohë që shtoi se arsyeja e tretë dhe më e rëndësishme është vetë politizimi i arsimit, i cili sipas tij, po vazhdohet nga deputetët dhe qeveritarët që punojnë edhe në universitete.
Gramos Buçinca tha se e kaluara tashmë e ka dëshmuar se çfarë prodhon përbërja e një Kuvendi dhe Qeverie, me persona që punojnë edhe në universitet.
“Ata në mandatet e kaluara e kanë bërë pikërisht ligjin aktual, absurd për parandalimin e konfliktit të interesit, në favor të tyre. Ky ligj u lejon atyre të punojnë, apo më mirë të them, të mos punojnë por të paguhen për dy, tri e më shumë vende pune me të ardhura që kapin vlerat e mbi 4000 eurove në muaj, ndërkohë që 15% e qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme. Ne konkludojmë se pavarësisht pallavrave të partive për luftën kundër punësimeve nepotike e partiake, realiteti që shihet në listat e tyre është ndryshe. Ato vazhdojnë të mos pajtohen me kapjen e institucioneve arsimore nga partitë kundërshtare, por jo nga anëtarët e partive të veta”, shtoi më tej ai.
Buçinca tutje tha se ORCA ka dy kërkesa nga këta kandidatët për deputet dhe partitë politike në garë, duke shtuar se u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë përgjegjëse partitë për këtë çështje.
“Më e pakta që ato mund të bëjnë tash në prag të zgjedhjeve është: T’i bëjnë kandidatët e tyre të deklarohen se në rast se fitojnë ata do të tërhiqen nga puna në arsim. Partitë duhet të deklarohen në këto zgjedhje se a do ta ndryshojnë ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ashtu që të mos u lejohet më asistentëve dhe profesorëve të jenë edhe deputetë e zyrtarë të tjerë shtetëror”, përfundoi ai.
Mes tjerash, Buçinca theksoi se ORCA mbetet e përkushtuar që ta demaskojë hipokrizinë, mashtrimet dhe abuzimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker