LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Pa vetting në drejtësi e polici, nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit

Bajqinovci: Pa vetting në drejtësi e polici, nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka treguar planin e Vetëvendosjes për luftën kundër korrupsionit.

Bajqinovci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë lufta kundër kurrupsionit ka qenë gjithmonë prioritet i Lëvizjes Vetëvendosje.


Ai ka thënë se pa i pastruar institucionet përmes vettingut nuk mund të bëhet lufta kundër korrupsionit, përcjell Telegrafi.

“Në vetting do të futen policia, por jo policët e thjeshtë. Vetëm niveli i lartë komandues i policisë. Prokuroria, gjykatat, Inspektorati Policor, AKI-ja dhe ndonjë institucione tjetër që edhe mund ta harrojë”.

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje ka thënë se ky proces do të bëhet bashkë me institucione të specializuara ndërkombëtare.

“Pra këta persona do t’i nënshtrohen kontrollit të figurës, vlerësimit të aftësive profesionale dhe kontrollit të pasurisë. Nëse këta persona i kalojnë këto do të kenë mundësinë të luftojnë korrupsionin”.

Bajqinovci ka thënë se hapi i dytë do të jetë themelimi i Agjencisë Kombëtare kundër krimit të organizuar.

“Në Lëvizje është folur që kjo agjenci duhet të themelohet që t’i hetojë nivelet e larta të shtetit të Kosovës”.

Ai ka thënë se konkurset do të jenë në mënyrë elektronike dhe vlerësimi i kandidatëve për punësim nuk do të bëhet në mënyrë manuale nga njerëzit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kalo në kategori