LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Vettingu do të hetojë edhe “milionin e parë” të zyrtarëve publikë

Selmanaj: Vettingu do të hetojë edhe “milionin e parë” të zyrtarëve publikë

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj ka thënë se me anë të vettingut duhet të hetohet pasuria që nga fillimi i zyrtarëve publik e jo të kalohen disa vite.

Selmanaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se korrupsioni është problemi themelor që përballet Kosova.


Ai thotë se ky fakt është i përmendur jo vetëm nga organizatat vendore, por edhe nga ndërkombëtarët.

Kandidati për deputet nga LDK-ja ka thënë se edhe eksponentët e partive politike që kanë qenë në pushtet po e përmendin që shteti është i kapur.

“Kujtojmë një deklaratë të zotit Sami Lushtaku, ku në një intervistë ka thënë se shteti është i kapur nga katër–pesë persona, madje duke aluduar në persona të PDK-së”.

Selmanaj ka thënë se për LDK-në hapi i parë në luftën kundër korrupsionit është dekriminalizimi i drejtësisë, policisë e AKI-së.

“Faza e dytë është vettingu. Ne jemi në faza të konsultimit cili është modeli më i mirë pra ai i Shqipërisë, Maqedonisë apo vendeve tjera që kanë kaluar këtë proces”.

Kandidati për deputet nga LDK-ja ka thënë se duhet të bëhet hetimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim që të mos hetohet prejardhja e pasurisë.

“Ligjet e kaluara nuk kanë pasur efekt prapaveprues. Të kthehemi tek ajo pyetja ‘mos më pyet si e bëra milionin e parë, se të tjerët t’i tregoj vet’. Ne duam të kthehemi qysh në fillim që të provojmë të dekriminalizojmë edhe skenën politike”, tha Selmanaj./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Kalo në kategori