Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate, thotë se “me pjesmarrje të pa precedent, mes mijëra të rinj që i bëhen krah Lëvizjes e që do ta kenë krah qeverinë Kurti, me të pranishëm nga Presheva e Bujanoci, Kumanova e Gostivari, më miq nga Socialdemokratët e Bundestagut Gjerman, Gjilani priti kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin me ekipin e tij fitues”.
Sipas njoftimit për media, në hapje, tubimin e nderoi deputeti i Partisë Socialdemokrate në Bundestagun Gjerman, Stefan Schwartze.
“Unë jam këtu sot sepse mendoj se ju qendroni përpara një momenti historik. Besoj se e keni shansin e madh për ndryshimin e madh në Kosovë. Në këto zgjedhje varet edhe perspektiva e ardhshme e Kosovës”, tha deputeti gjerman, duke shtuar se, kishte ardhur që ta mbështes Albinin për kryeministër duke shpresuar që edhe të tjerët ta mbështesin Albinin për kryeministër.
Në fjalën e radhës, kandidati Nevzad Isufi, tha se bashkë me qytetarët Lëvizja po kërkon ndryshim, zhvillim, shtet, parime, barazi e mirëqenie të cilat sipas tij i kanë munguar deri në 6 tetor, sepse një epokë e re po vjen.
“Gjilani pa ujë e me lumenj e ambient të ndotur do ta ketë përkrahjen e qeverisë Kurti për ta mbrojtur mjedisin e për t’ia siguruar shërbimet bazike publike”, ka thënë ai.
Ndërsa kandidatja tjetër nga Gjilani, Arijeta Rexhepi, u zotua se Lëvizja do të punojë për një vend ku mund t’i paramendojmë fëmijët të rriten, jetojnë e punojnë me dinjitet në vendin e tyre.
Kandidati Alban Hyseni tha me bindje se vetingu do të bëhet e do të jetë gardian i përhershëm i sistemit të drejtësisë e sigurisë.
“Drejtësia e barazia janë baza dhe thelbi i rendit dhe i rregullit në shoqëri dhe se sipas tij drejtësia e barazia do të shërbejnë si rregullatorë të fushave të tjera në shoqërinë pas 6 tetorit. Pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale sivjet, me qeverinë tonë të re, pas fitores me 6 tetor, vjen dita për zgjedhjet e parakoshme lokale në Gjilan në vitin e ardhshëm. Gjilani ka nevojë per ndryshime. Le të lutet ku të dojë, nuk ka shkëmbim që e shpëton”, ka thënë ai.
Ndërsa për kandidatin Ismajl Kurteshi njëri nga kuptimet e qeverisë Kurti do jetë arsimi dinjitoz, pa pagesë e i garantuar për nxënësit e studentët .
Kandidatja Tinka Kurti si aktiviste e zëshme e çeshtjes së gruas denoncoi dhunën, shfrytëzimin, izolimin dhe përjashtimin e grave nga sfera publike e jetës, duke thënë me bindje se ditë të bardha po e presin vendin pas 6 tetorit.
“Nga 6 tetori fillon jetësimi i kërkesave tonë si gra për siguri, punë, strehë, arsim, shëndet, pavarësi e mirëkuptim. Kemi një jetë që po presim, dy dekada lirie, por edhe 6 ditë vjen çlirimi i Kosovës”, ka thënë ajo.
Në fjalimin e tij deklarativ, kandidati për kryeministër nga LVV,Albin Kurti, bëri zotime se do ta çlirojë shtetin nga kapja.
“Do ta çlirojmë shtetin nga gjyqtarët e prokurorët nga eprorët lepurushë, gratë nga dhunuesit, punëtorët nga shfrytëzimi e veteranët nga mujsharët e luftës, u zotua se do ta sjellim ligjin e ri të punës, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës që të garantojmë cilësi e siguri në punë. Do ta themelojmë gjykatën e punës dhe qeveria jonë do të jetë komplementare e bashkëpnuusese në përpjekjet e sindikatave në përmirësimin e kushteve të punës e të drejtave të punëtorëve e kurrsesi pengesë për ta. Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe djersa e punëtorëve ndërkaq e kemi marrë hua nga fëmijët e porsalindur e ata që akoma nuk kanë lindur. Gjithkah duhet të punojmë, gjithçka duhet të shpëtojmë e shumëçka do të fitojmë”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj