LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret një delegacion gjerman, thotë se i falënderoi për mbështetjen e dhënë për liberalizimin e vizave

Haradinaj pret një delegacion gjerman, thotë se i falënderoi për mbështetjen e dhënë për liberalizimin e vizave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion gjerman.

Haradinaj përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka thënë se ky delegacion është më i madhi gjerman që deri tani ka vizituar vendin, e që sipas tij, sot u dha konfirmimi për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

“I lumtur të pres anëtarët e Parlamentit nga CSU të Landit të Bavarisë, i kryesuar nga Thomas Kreutzer, me të cilët diskutuam për mundësitë e shumta ekonomike që ofron Kosova, për investimet direkte gjermane. Shpalosa para delegacionit gjerman planet konkrete të qeverisë për zhvillim ekonomik, rritjen e investimeve direkte dhe shpreha gatishmërinë tonë që në këtë drejtim të krijojmë partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë. Rrugëtimi ekonomik i Landit të Bavarisë, duke qenë motor i rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës, është shembull i mirë që Kosova duhet ndjekur, duke zbatuar në praktikë politikat për arsimin dual, mbrojtjen dhe mbështetjen e investimeve”, ka shkruar Haradinaj.


Tutje Haradinaj në shkrimin e bërë ka thënë se në takim ka falënderuar delegacionin gjerman, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave.

“E falënderova delegacionin gjerman, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, konfirmimin për këtë proces nga Ministri i Brendshëm Seehofer, i cili vie po nga Bavaria, duke u zotuar se lëvizja e lirë e qytetarëve tanë, do t’i shërbej frymës së këtij bashkëpunimi ekonomik dhe fuqizimit të partneritetit Kosovë – Gjermani. Përherë mirënjohës”, vijon shkrimi i Haradinajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori