Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryeministër Fatmir Limaj ditën e sotme të fushatës zgjedhore e ka nisur duke kërkuar unitet nga gjitha partitë politike për t’u bërë bashkë për sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen, teksa tha se kundërshtarët politikë i shohin si pasuri, e jo armiq.
Limaj para strukturave dhe simpatizantëve në Klinë po ashtu shpalosi disa nga prioritetet e tij qeverisëse. Ai tha se Qeveria e tij do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe një shtet social.
“Ne kundërshtarët tonë i shohim si pasuri, nuk i shohim si armiq. Në fakt, kundërshtarët tanë i shohim si mundësi për ide të reja. Ne nuk frikohemi që në fushatë elektorale për t’i thënë atyre njerëzve që edhe për juve kemi nevojë. Kemi nevojë edhe për kundërshtarin politik”, tha ai.
Limaj duke folur për qasjen e tij unifikuese tha se Kosovës për t’u bashkuar i duhen njerëz me pjekuri politike.
“Kosova për t’u bashkuar duhet njerëz me pjekuri politike, me urtësi politike e që dinë t’ia vlerësojnë mendimin ndryshe tjetrit e që e ka durimin e mjaftueshëm për të bashkëbiseduar e për të gjetur zgjidhje për vendin. Në tavolinë nuk mund të bashkon ai që shan dhe ai që përçan”, tha ai.
Kandidati për kryeministër mes tjerash renditi dhe gjitha arsyet pse Kosova ka nevojë që të jetë e bashkuar.
“Si asnjëherë më parë Kosova, ka nevojë që të jetë sa më e bashkuar. Kosova sot dhe qytetari sot dëshiron të shohë një shtet të fortë dhe fuqishëm. Një shtet social, një shtet ku ka vende të reja të punës. Një shtet ku mbrohen të drejtat e punëtorëve. Një shtet ku i del në ndihmë atyre që ka nevojë”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Degës së Nismës në Klinë, njëherësh kandidat për deputet, Muhamet Gashi duke kërkuar votën për partinë e tij, tha se Nisma angazhohet fuqishëm për një arsim, zhvillim ekonomik dhe shëndetësi cilësore.
“Vota për Nismën do të thotë për arsim më cilësor, shëndetësi cilësore. Për një rini të avancuar dhe një pleqëri të shëndetshme”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj