LAJMI I FUNDIT:

Partia Fjala zhvilloi fushatën në Prizren

Partia Fjala zhvilloi fushatën në Prizren
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Partia Fjala sot në Prizren zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.

Edhe në Prizren sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, Fjala nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.


Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kryetari i Fjalës, Kelmendi tha se jemi në njërin ndër qytetet më të rëndësishme të trevave shqiptare, qytet që ka dhënë kontribut në mbarë historinë tonë, por fatkeqësisht partitë e pas luftës e kanë fundosur Prizrenin, edhe LDK-ja edhe PDK-ja dhe së fundmi Vetëvendosja e kanë shkatërruar perspektivën e qytetarëve të Prizrenit, ndërsa vullneti i qytetarëve të Prizrenit, bizneset vogla dhe të mëdhaja Prizrenit e kanë mbajtur gjallë Prizrenin, përderisa këto tri parti kanë fundosur dhe kanë instaluar shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne si parti dënojmë fuqishëm çdo veprim që drejton drejt korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne mbesim të përkushtuar që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ta fillojmë pikërisht nga politika kosovare e cila dhjetëfishoj pagat e politikanëve, dhe e cila degradoj jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputet nga Prizreni:

Prof.Hasim Shtërbani – Profesor dhe Magjistër i Shkencave Emergjente.

Besart Elezi – Teknolog,

Guner Altiparmak – Afarist.