LAJMI I FUNDIT:

LDK: Në Gjilan u konfirmua fuqishëm besëlidhja për Vjosa Osmanin

LDK: Në Gjilan u konfirmua fuqishëm besëlidhja për Vjosa Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një njoftim të bërë për media ka njoftuar se gjatë ditës së tretë të fushatës zgjedhore kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani ka takuar qytetarët e Gjilanit.

“Përmes një tubimi madhështor të organizuar të premten nga tri nëndegët e LDK’së në Gjilan, “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 Korriku”, u rikonfirmuar fuqishëm besëlidhja për kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin dhe kanditatët për deputë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44)”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, i cili ka folur për në emër të kryetarit, Lutfi Haziri, pasi ka falënderuar tri nëndegët për mobilizimin dhe angazhimin e madh në terren, ka thënë se se ky tubim madhështor është konfirmim i firores së madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, për të vazhduar me mesazhet e pesëshes së Gjilanit.


“Jemi këtu në emër të besës dhe një thirrje të re, me kryeministren Vjosa Osmani e cila bazament të punës e ka familjen. Duke besuar që ju, rugovista, do ta sillni fitoren, ne besojmë që e ardhmja e Kosovës të jetë e ndritur. Qëndroni dinjitetshëm që ta bëjmë ndryshimin. Faleminderit shumë për besimin“, ka deklaruar para të pranishmëve kandidatja me numër 6, Lirije Kajtazi.

“Gjilani gjithëmonë e ka mbojtë presidentin Rugova dhe dolëm faqebardhë dhe fitimtar. Deri më 6 tetor, Gjilani dhe e gjithë Kosova, e ka një mision, ta bëjmë ndryshimin e madh. LDK e ka këtë potencial, dhe mund t’ia kthej demokracinë që ua kemi borxh qytetarëve. Nuk do të lejojmë që të tjerët ta plaçkisin buxhetin e popullit. Faleminderit shumë”, u shpreh nga ana e tij, kandidati Fatmir Rexhepi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 20.

“Ju lus secilit prej jush që të angazhoheni për ta bërë punën e madhe, në mnëyrë që LDK të dalë fituese e madhe e zgjedhjeve. Arsyeja është që një nënë, një profesioniste, e një profesoreshë, zonja Vjosa Osmani është në krye të listës sonë dhe unë jam e lumtur që jam pjesë e kësaj liste, e cila është larg më e mira nga të gjithë. Shihemi në fitoren e madhe”, ka thënë kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila mban numrin 21.

“Në Gjilan, si LDK, do të dalim shumë më mirë në këto zgjedhje. Gjilani nuk iu beson atyre që po thonë se e luftojnë korrupsionin. Por, ne besojmë që do ta kemi besimin tuaj më 6 tetor në mënyrë që ne të jemi zëri juaj në Kuvendin e Republikës. Faleminderit shume”, tha kandidati për deputet, Imet Rrahmani, i cili mban numrin 35.

“Besoj fuqishëm që ashtu qysh nuk jeni ndarë lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci, nuk do t’i ndaheni edhe në tetë ditët e ardhshme. Vjosa dhe ekipi i saj, do të krijojë një shtet në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetarit. Pra, këtë gurthemel që e kemi ndërtuar, duhet ta bëjmë kala për të mirën e fëmijëve tanë. Ju faleminderit shumë për mbështetjen e madhe”, është shprehur kandidati Faton Bislimi, i cili në listën e LDK’së mban numrin 44.

Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Nevzad Rushiti, i cili pohoi se po punojnë derë më derë 24 orë, për të mos ua lënë asnjë votë kundërshtarëve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori