Me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qeveri kufijtë e Kosovës janë të sigurt dhe do t’i mbrojë kushtetuta e vendit. Kështu ka deklaruar kandidatja për kryeministre të Kosovës nga kjo parti Vjosa Osmani, gjatë një tubimi në Suharekë.
Osmani tha se si kryeministre e vendit nuk do t’i ikë përgjegjësisë dhe do ta përfaqësojë Kosovën në dialog me shtetin e Serbisë.
Ajo premtojë se do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën dhe sovranitetin e saj me çdo çmim.
“Ju e dini që këto vite na kanë qeverisur njerëz me logjikë të tregtisë së territoreve. Dua ta them jo vetëm këtu në Suharekë, por në çdo cep të Kosovës që shkoj, kufijtë e Kosovës me LDK-në janë të sigurt, kufijtë e Kosovës me LDK-në do t’i mbrojë Kushtetuta e Kosovës. Unë nuk do t’i ikë dialogut e përgjegjësisë siç i ikën frikacakët e tanishëm dhe e lanë Kosovën në duar të Hashim Thaçit, ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën dhe sovranitetin e saj me çdo çmim, sepse nuk ka për mua detyrë më të shenjtë, sesa ta mbrojë atë Kosovë që na e la amanet Ukë Bytyqi, presidenti Rugova dhe të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në jetën e tyre për Kosovën”, tha Osmani.
Në qytetin e Suharekës, Osmani tha se LDK sot është më e bashkuar dhe më unike se kurrë. E ky bashkim, sipas saj, ka ndodhur për të shënuar një fitore që nuk e kanë parë që nga viti 2004, fitore të cilën Osmani tha se do ta shohin me 6 tetor.
Pretendentja për kryeministre të vendit u shpreh se për të dhe LDK-në nuk ka asgjë më të shenjtë sesa beteja për ta ç’kapur shtetin, siç tha ajo nga ata që themelet e veta i kanë në krim dhe në korrupsion.
Osmani tha se synim e kanë jo vetëm largimin e tyre nga pushteti ata që janë sinonim i krimit dhe i korrupsionit, por t’i vendosin ata para drejtësisë. Ajo tha se nuk do të amnistohet krimi i askujt.
Kandidatja për kryeministre tha se disa nga kundërkandidatet e saj të frikësuar nga humbja kanë filluar të që ta hapin qesen e tyre dhe të blejnë vota. Sipas saj, po tentojnë ta blejnë votën e qytetarëve me ato para që ia kanë vjedhur po atyre qytetarëve.
“Kosova nga 6 tetori do të jetë një Kosovë ndryshe e jo Kosovë e shefave të shefave, jo Kosovë e simboleve të korrupsionit e të krimit…Prandaj, secili prej jush duhet t’i përbuzë mashtrimet e klanit pronto, duhet t’i përbuzë mashtrimet e atyre që bashkëpunojnë sot me klanin pronto, e duhet t’i përbuzni edhe ata që po tentojnë të ou mashtrojnë se LDK do të hyjë në koalicion me të korruptuarit dhe me kriminelët, sepse ju e dini që kur unë them kurrë me PDK-në, ajo nënkupton kurrë me PDK-në. Prandaj, përbuzni të tillët, mbylljani derën të tillëve, mos i dëgjoni të tillët, kot i kanë prozat e poezitë, kot i kanë mashtrimet e paratë sepse qytetarët e Kosovës besojnë në LDK-në”, tha ajo.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se LDK-në kanë dashur ta ndajnë LDK-në, por se nuk kanë arritur.
“LDK-në e kanë pa copa copa, kanë dashtë me e bë copa copa, kanë dashur me e përsëritë diçka që ne nuk kemi lejuar, e atributi i jepet akademik Isa Mustafës, sepse ia ka bërë burrat dhe gratë bashkë. Nominimi i Vjosa Osmanit për kryeministre është nominim i cili ka dalur, ka buruar nga LDK dhe emër i cili do të fitojë, emër që do të fitojë në emër të LDK-së…A keni pa ai tipi që i ka përvjelur krahët dhe e ka heq sakon duke dashur me iu kallxua njerëzve që është gati, por krahët i ka pasur të përvjelur që 30 vite, që 20 vjet na e dimë. Ata krahë kemi me ia nxjerrë prej kuletës së popullit dhe prej magjes së popullit, sepse nuk i takon me i shti duart aq fell”, tha ai.
Haziri tha se ka ardhur koha dhe është shtjerur çdo mundësi tjetër pos që të qohet LDK në këmbë në mënyrë që me u bë gardian të Republikës, për të cilën tha se është paguar me gjak.
Kandidatja për kryeministre nga LDK Vjosa Osmani, gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me qytetarët në Dragash dhe në Prizren./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj