LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Reçak: Liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e viktimave të luftës

Osmani në Reçak: Liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e viktimave të luftës

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, ka thënë të premten në Kompleksin përkujtimor në Reçak se liria e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e viktimave që humbën jetën gjatë masakrës së 20 viteve më parë në këtë fshat.

“Nëse sot ne e kemi lirinë, e kemi pikërisht për shkak të këtyre viktimave civile, pikërisht për shkak të sakrificës së këtyre familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në mënyrë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë. Unë isha duke biseduar me disa prej familjeve dhe sot po e shihni që edhe shteti nuk i ka nderuar këto viktima sa duhet, duke e lënë projektin e këtij vendi përkujtimor në gjysmë”, ka thënë Osmani.


Ajo ka theksuar se për të keq Serbia që ka kryer këto krime të tmerrshme dhe të llahtarshme si në Reçak vazhdon të sillet si një fëmijë i lazdruar i Evropës duke mos kërkuar falje për krimet e bëra e madje edhe duke i mohuar ato.

“Duhet ta themi kudo që Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal dhe duhet të flasim çdo ditë për viktimat civile për njerëzit tanë që i humbëm. Në masakrën e Reçakut kanë qenë të masakruar edhe fëmijë dhe Serbia akoma edhe sot tenton ta fshehë atë dhe nuk e pranon si krim duke e quajtur krim të imagjinuar. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që kjo sakrificë e qytetarëve tanë të harrohet, që kjo sakrificë e popullit të Kosovës të shkelet”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori