Partia Demokratike e Kosovës, ditën e tretë të fushatës zgjedhore e ka nisur në komunën e Shtërpcës.
Në qytetin me shumicë serbe, kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka adresuar kritika ndaj dy partive politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur dy liderët e tyre bartës të koalicionit të korrupsionit.
Lideri i PDK-së para banorëve shqiptarë të Shtërpcës paraqiti vizionin e tij qeverisës, që tha se do të jetë me zhvillim ekonomik, ndërmarrësi dhe luftim të korrupsionit dhe nepotizmit.
“Me lënë një alternativë, koalicion i cili takohen herë ditën, herë natën, i cili do të jetë vetëm koalicion i korrupsionit, e ai koalicion është Mustafa-Kurti. Kjo është ajo që qytetarët e vendit tonë do të përcaktojnë. Ne jemi me projektin e Kosovës euroatlantike, perëndimore bashkë me SHBA-të”, tha ai.
Veseli duke përmendur plan-programin qeverisës, iu premtoi banorëve të kësaj ane më shumë subvencione dhe përkrahje maksimale për fermerët.
Teksa tha se ata në krye të ekzekutivit do të qëndrojnë afër partnerëve strategjik të Kosovës.
“Vizioni i PDK-së i cili është vizion i ekonomisë së lirë, dijes, ekonomisë së prodhimit, ndërmarrësisë, njerëzve punëtorë . I njerëzve që mendojnë me zhvillu vendin e vet. Ky ka me qëndru afër shumë fuqishëm me partnerë perëndimor”, tha Beseli.
Ndërsa, kryetari i degës së PDK-së në Shtërpcë, Beqir Fejzullahu u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së, kjo pasi sipas tij, partia e tyre duhet të jetë në krye të proceseve të rëndësishme.
“PDK është parti çlirimtare, është parti shtetformuese dhe shtet ndërtuese. PDK-ja ka qenë në krye të proceseve më të rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A