LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës në prag të anëtarësimit në BIMP

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës në prag të anëtarësimit në BIMP

Drejtori i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK), Ferki Fejza, në Francë, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Zyrës Ndërkombëtarë të Peshave dhe Masave (BIPM), Martin Milton dhe sekretarin e Komiteti Ndërkombëtar për Pesha dhe Masa (CIPM), Takashi Usuda.

Fejza ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BIPM, në mars të këtij viti, thuhet në njoftimin për media.


Në këtë takim, që ishte edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, u diskutua për procesin e anëtarësimit të Agjencisë së Metrologjisë në BIMP, ku sipas Fejzës, Kosova ka marrë mbështetje.

“Ne besojmë se Kosova do ketë mundësinë që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e BIPM dhe kjo do të ishte një e arritur e madhe për Metrologjinë e Kosovës, pasi që do krijojë mundësi të mëdha dhe do eliminojë barrierat jo-tarifore”, ka thënë Fejza. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ekonomi
Kalo në kategori