LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Klinë: Mërgata jonë do ta ketë respektin që e meriton

Osmani në Klinë: Mërgata jonë do ta ketë respektin që e meriton

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi në Klinë, ka thënë të enjten se me fitoren e  LDK-së në zgjedhje, mërgata do ta ketë respektin dhe kujdesin e shtetit.

“Për 20 vite nuk ia kemi dhënë mërgatës tonë vlerësimin që e kanë merituar. Një prej pjesës më të lavdishme të punës sonë, është diaspora e LDK-së, janë mërgata jonë. Ata jo vetëm që do ta kenë respektin që meritojnë, por do të kenë mundësi të reja për të investuar në shtetin e tyre, për të cilin derdhën aq shumë mund dekada me radhë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar mërgatën për kontributin që kanë dhënë për sensibilizimin, financimin dhe çlirimin e Kosovës, nga të katër anët e globit, Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera.


Duke komentuar tubimin e mbrëmshëm të LDK-së, Osmani tha se një tubim kaq të madh, nuk e kemi parë që nga koha e Presidentit Rugova.

“Ky tubim mi kujtoi takimet mobilizuese që i organizonte diaspora jonë në Evropë dhe Amerikë për të përkrahur Kosovën”, pohoi Osmani.

Në trend

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori